Familja e Marcianos nuk e njeh fitoren e 50-të të Mayweatherit

Familja e Marcianos nuk e njeh fitoren e 50-të të Mayweatherit

29 gusht 2017 10:43

Floyd Mayweather Jr. dhe stafi i tij kishin përgatitur shumë kohë më parë veshjen me shkrimin “50-0”, pasi ishin të sigurt në fitoren e boksierit amerikan ndaj yllit irlandez të arteve marciale të përziera (MMA), Conor McGregor.

Dhe besimi i Mayweatherit doli të ishte i qëlluar, kur 40-vjeçari triumfoi të shtunën mbrëma në Las Vegas ndaj McGregorit me nokaut teknik në raundin e dhjetë, duke mbajtur rekordin e tij perfekt dhe duke e kaluar shifrën e vendosur nga legjenda e peshës së rëndë Rocky Marciano që kishte mbyllur karrierën me bilanc prej 49-0, shkruan “NY Post”, transmeton “Koha Ditore”.

Por, tash i biri i kampionit legjendar të peshës së rëndë Marciano, do të dëshironte që te bilanci i Mayweatherit, që është më i miri në histori pa humbje apo barazim, të shtohej te fitorja e fundit ndaj McGregorit edhe një yll.

“Për mua, ishte meç ekzibicional”, thotë Rocky Marciano Jr., duke iu referuar faktit se për McGregorin ishte debutim në boks profesionist. McGregor është superyll dhe kampion në serinë më të madhe të MMA-së, UFC.

“Mendoj se definitivisht duhet të vihet një yll. Ka dallim aq të madh mes ringut të boksit dhe kafazit të UFC-së. Mayweather ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe ka pasur 20 vjet madhështi, por sinqerisht më tepër gjasa do t'i kisha dhënë një boksieri premtues që del nga rangu amator e që zhvillon meçin e parë, sesa McGregorit. Meçi në fakt shkoi ashtu siç prita. Mayweatheri i mori shtruar gjërat në fillim dhe pa se çfarë ka McGregor për të ofruar. Mayweather e dinte se McGregor do të lodhej në raundet e mëvonshme”, ka thënë Marciano Jr.

Marciano Jr. beson se palët e paanshme do të vinin në konkludim të njëjtë si ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme