Panucci kërkon fitore në dy ndeshjet e para në krye të Shqipërisë

Panucci kërkon fitore në dy ndeshjet e para në krye të Shqipërisë

29 gusht 2017 09:59

Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Christian Panucci po kërkon fillim të mbarë në ndeshjet eliminatore të shtatorit, duke besuar në fitore përballë Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Panucci të premten e shkuar ka publikuar listën për këto ndeshje, në të cilat do të debutojë në krye të Shqipërisë, pasi në këtë post zëvendësoi Gianni de Biasin që ofroi dorëheqje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqipëria më 2 shtator do të luajë kundër Lihtenshtajnit në Elbasan, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Maqedoninë në Strumicë. Këto ndeshje i takojnë Grupit G eliminator, në të cilin Shqipëria zë vendin e tretë me nëntë pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve.

Panucci nuk ka zbuluar skemat e lojës që do t'i përdorë në këto dy ndeshje, edhe pse ka lënë të kuptohet se mund të ndryshojë nga De Biasi, që luante me vetëm një sulmues.

“Mendoj se kam një skuadër të mirë, do të përpiqem t'i transmetoj idetë e mia gradualisht. Do të punojmë në atë mënyrë që të mposhtim Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë”, është shprehur Panucci në konferencën për shtyp të hënën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme