Sport

Albert Bunjaki nuk i frikësohet shkarkimit

Descriptive Text

Albert Bunjaki nuk frikësohet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Kosovës dhe thotë se as që është duke menduar në atë drejtim, pavarësisht që Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, kishte dalë me komunikatë zyrtare se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura.

I pyetur nga Kohavisioni rreth kësaj, Bunjaki duket komod dhe mendon ndryshe nga ajo që ka thënë organi më i lartë vendimmarrës në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai përmendi disa faktorë që kanë ndikuar që Kosova të mos ketë rezultate pozitive.

Bunjaki nuk e la pa e përmendur fitoren e parë të mundshme edhe në konferencën e së hënës, por nuk tregoi se çka do të ndodhë nëse e përmbyll fazën kualifikuese pa asnjë fitore.

Vetëm një pikë e fituar në ndeshjen debutuese ndaj Finlandës dhe 5 humbje të pësuara me vetëm 3 gola të shënuar dhe 18 të pranuar, është bilanci i Albert Bunjakit në krye të Kosovës në ndeshjet kualifikuese, rezultate këto që e renditin Kosovën të fundit në grupin I.