Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka festuar garën e tij të 200-të në Formula 1, në mënyrën më të mirë, duke ngadhënjyer të dielën në Belgjikë dhe zvogëluar disavantazhin ndaj liderit, Sebastian Vettel të Ferrarit në vetëm shtatë pikë.
Për Hamiltonin ishte fitorja e pestë në 12 gara këtë stinor, dhe e 58-ta në karrierë. Erdhi një ditë pasi barazoi rekordin e legjendës Michael Schumacher, për 68 triumfe në gara kualifikuese, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sebastiani bëri një luftë të fortë, por unë thash se po vij për fitore dhe këtë e arrita”, ka thënë Hamilton.
Vettel përfundoi i dyti me 2.3 sekonda disavantazh. Ai kishte luftuar gjatë gjithë garës, por dështoi të afrohej mjaftueshëm për të sfiduar britanikun.
“Ishte vërtet betejë e fortë në çdo rreth, dhe po prisja që Lewisi të bënte gabim. Por ai nuk bëri. Ai ndoshta po priste që unë të bëja gabim, por edhe unë nuk bëra”, ka deklaruar Vettel.
Kur kanë mbetur edhe tetë gara deri në fund të stinorit, kampioni i katërfishtë Vettel kryeson me 220 pikë, ndërsa Hamilton zë vendin e dytë me 213 pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.