Tregimi fascinues për xhudon mongole

Tregimi fascinues për xhudon mongole

28 gusht 2017 12:09

Me një popullatë prej vetëm tre milionë banorësh, që është më pak se Uellsi apo se qytetet si Milano, Berlini e Toronto, Mongolia shijoi medaljen e saj të parë të artë olimpike në vitin 2008 në Pekin me xhudistin Naidan Tuvshinbayar.

Ajo medalje e artë olimpike në kategorinë deri 100 kilogramë në Pekin krijoi një ikonë sportive, gjë që shteti nga Azia nuk kishte parë më herët dhe kështu u ngrit fama e xhudos në një nivel të paparë, shkruan “IJF.org”, transmeton “Koha Ditore”.

Naidan, nga provinca Bulgan, kishte marrë 60 mijë dollarë nga Federata e Xhudos së Mongolisë, rreth 250 mijë nga sponsorët dhe kishte marrë çmimin më të lartë që jep presidenti i vendit.

Kjo për një njeri familjar që kishte nisur xhudon vetëm në moshën 18-vjeçare, dhe ende jeton një mënyrë shumë nomade të jetës, ku videot e tij duke bërë mundje me kuaj, kanë bërë xhirot nëpër rrjetet sociale.

Naidan që si shumica e kolegëve të tij ishte një mundës tradicional gjatë ditëve të shkollës së mesme, kishte nisur me xhudo kur filloi në Universitet dhe kurrë nuk shikoi prapa. Ai ka dy djem që janë duke fituar medalje dhe kështu storia e familjes së tij vazhdon.

Federata e Xhudos e Mongolisë i ka qëndruar besnike rrënjëve të vendit të vet, dhe ka kushtet ku sportistë të tillë mund të shkëlqejnë.

Shkolla nacionale në Ulaanbaatar është hapur në vitin 2007 dhe ka vizitorë nga shtetet, klubet dhe mediat nga e gjithë bota. Kompleksi fantastik është mbështetur me donacion nga Federata Botërore e Xhudos (IJF). Deri së fundi brenda shkollës temperatura ishte minus 10 gradë Celsius... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme