Sport

Xhudistët mësojnë kundërshtarët, të gatshëm për botëror

Descriptive Text

Jugkoreanja Aerim Kwon apo zviceranja Evelyne Tschopp, do të jenë kundërshtaret e para të Majlinda Kelmendit në kampionatin botëror të xhudos. Botërori nis të hënën (sot), ndërsa kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, garon të martën (nesër). Shorti për botërorin që mbahet në Budapest të Hungarisë është tërhequr të dielën.

Të hënën (sot) zhvillohen garat në kategorinë deri 48 kilogramë te femrat, dhe kategorinë deri 60 kilogramë te meshkujt, në të cilat kategori Kosova nuk ka garues, shkruan sot “Koha Ditore”. Të martën në program janë garat në kategorinë deri 52 kg te femrat, dhe kategorinë deri 66 kg te meshkujt.

Në kategorinë deri 52 kg garojnë Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi. Majlinda është bartëse e parë dhe në rrethin e parë është e lirë. Në rrethin e dytë e pret fituesen e duelit Kwon - Tschopp. Me Kwonin nuk ka ndonjë përballje deri më tani, ndërsa Tschoppin e ka mposhtur plot gjashtë herë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.