Majlinda, xhudistja më e mirë e sotme

Majlinda, xhudistja më e mirë e sotme

28 gusht 2017 08:29

Nëse ka pasur ndonjë dyshim, prej së dielës mbrëma nuk ka më: Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë. Jo vetëm e kategorisë deri 52 kilogramë, por më e mira në botë në përgjithësi.

Majlinda të dielën mbrëma në Gala mbrëmjen e organizuar në Budapest për nder të 65-vjetorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) ka pranuar çmimin më të madh të mundshëm për një xhudiste aktive, çmimin “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today), shkruan sot “Koha Ditore”.

Në konkurrencë për këtë çmim, Majlinda ishte me Urantsetseg Monkhbatyn të Mongolisë dhe me francezen Clarisse Agbegnenou.

Ashtu siç pritej, xhudistja kosovare u shpall më e mira aktuale. Mongolezja ka një titull të botës dhe një medalje të bronztë botërore e po ashtu dy tituj aziatikë dhe katër medalje gjithsej kontinentale. Francezja ka një medalje të argjendtë olimpike, një të artë dhe dy të argjendta botërore dhe dy tituj evropianë.

Ndërkohë, Majlinda ka dukshëm më shumë sukses. Ka një titull olimpik, dy tituj botërorë dhe tre tituj evropianë.

Është vetëm hera e dytë që IJF-ja shpall xhudistët më të mirë të sotëm. Së pari i kishte shpallur në vitin 2011, në kuadër të festimit të 60-vjetorit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme