Sport

Tetë shqiptarë kanë regjistruar 31 gola e 16 asistime në Zvicër

Mesfushori shqiptar Ezgjan Alioski është golashënuesi më i mirë te skuadra e Superligës së Zvicrës, Lugano.

Më i miri është edhe në mesin e futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin elitar të Zvicrës. Pos dhjetë golave të shënuar në Superligën e Zvicrës, reprezentuesi i Maqedonisë në 22 paraqitje ka kontribuar edhe me pesë asistime për ekipin e udhëhequr nga ish-ndihmëstrajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Paolo Tramezzani. Alioski është edhe në mesin e pesë golashënuesve më të mirë të Superligës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndikim të madh në skuadrat e ndryshme të Superligës së Zvicrës kanë edhe shtatë futbollistët e tjerë shqiptarë. Deri më tash, tetë futbollistë shqiptarë, nga shumë prej tyre sa luajnë në elitën e Zvicrës, kanë shënuar gola. Dhe, totali i kësaj tetësheje është: 31 gola e 16 asistime.

"Është një gëzim i madh, por në veçanti për mënyrën se si po sillet ekipi. Mundi na u shpërblye të dielën", ka thënë Alioski për faqen zyrtare të klubit.

I kënaqur me formën e Alioskit dhe sulmuesit të Shqipërisë, Armando Sadiku, është ndarë edhe trajneri Tramezzani.

I dyti me më së shumti gola në mesin e lojtarëve shqiptarë është sulmuesi i St. Gallenit, Albian Ajeti. Ajeti 20-vjeçar ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me një asistim në 17 paraqitje. Vendin e tretë për gola në mesin e futbollistëve shqiptarë e zë mbrojtësi i Lausannes dhe i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.