Sport

Asllani kërkon “Championsin” me Cityn

Viti 2016 ishte mjaft i suksesshëm për futbollisten Kosovare Asllani.

Me Manchester Cityn fitoi titullin dhe Kupën në Angli, ndërsa me Suedinë fitoi medalje të bronztë olimpike. Por 27-vjeçarja ka pretendime edhe më të mëdha për këtë vit. Ajo synon që me Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve për futbolliste, shkruan sot Koha Ditore.

Manchester City është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Më vonë këtë muaj do të përballet në dy ndeshje me skuadrën daneze Fortuna Hjorring.

Asllani, që me prejardhje është nga Mitrovica, në vitin 2015 luajti në finale të Championsit me Parisin, por u mposht nga Frankfurti me shifrat 2:1. Tani synon të bëjë një hap tutje...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.