Sport

Mignolet në radarin e gjigantit italian

Simon Mignolet është lidhur me një largim nga Liverpooli, dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë Serie A.

Kjo pasi për shërbimet e tij ka shprehur interesim gjiganti italian, Napoli, që kërkon të gjejë pasardhësin e Pepe Reinas, që është afër transferimit te PSG-ja, transmeton Koha.net.

Mignolet nuk është përfshirë në skuadër për përballjen e sotme me Arsenalin, dhe burime të afërta me lojtarin thonë se belgu nuk është i sëmurë, raporton Football Italia.