Teddy Riner, gjiganti i xhudos

Teddy Riner, gjiganti i xhudos

27 gusht 2017 10:44

Pak sportistë kanë dominuar sportin e tyre siç ka bërë Teddy Riner.

Me 204 centimetra gjatësi dhe 140 kilogramë peshë, gjiganti ka kaluar gjithë karrierën e tij duke bërë histori në xhudo dhe duke vendosur shenja që duken të paarritshme.

Në Botërorin 2011 në qytetin e tij Paris, Riner është bërë xhudisti i parë që ka fituar pesë tituj të botës, dhe që nga atëherë ka fituar edhe tre të tjerë, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Humbja e fundit e Rinerit ka ardhur në vitin 2010, kur pësoi në finale të Botërorit në Tokio.

Në shtatë vitet që nga ajo humbje, xhudisti francez ka fituar 128 meçe rresht, përfshirë edhe ato për medaljet e arta në Lojërat Olimpike "Londra 2012" dhe "Rio 2016".

Në Botërorin 2017 në Budapest që nisë javën e ardhshme, Riner padyshim është njeriu për t'u mposhtur në kategorinë +100 kilogramë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme