Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Kolonia” amerikane e Prishtinës

Wayne Martin i fundit prej basketbollistëve amerikanë po e linte palestrën pas seancës së paradites, të martën. Martin është njëri prej gjashtë amerikanëve të transferuar te Sigal Prishtina gjatë kësaj vere.

Në të vërtetë, Sigal Prishtina kryesisht përforcimet i ka bërë nga liga universitare amerikane, NCAA, dhe për lojtarët ky do të jetë edicioni i parë në basketbollin evropian përkatësisht në basketbollin profesionist, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej gjashtë lojtarëve amerikanë të transferuar, vetëm Michael Glover nuk është "rookie" (fillestar) pasi te Prishtina është transferuar pas përvojës në Turqi (Hacettepe), Argjentinë (Estudiantes Concordia), Meksikë (Halcones de Xalapa), Kanada (Halifax Hurricanes) dhe Filipine (GlobalPort Batang Pier).

Të tjerët, Patrcik Cole, Keon Johnson, Zeek Woodley, Seab Webster dhe Glover janë "rookie", përkatësisht në fillim të karrierës profesioniste.

Këto përforcime pritet ta ndihmojnë Prishtinën në Ligën e Kampionëve, garën në të cilën debuton në muajin e ardhshëm. Prishtina më 19 dhe 21 shtator do të luajë kundër Tsmoki Minskut nga Bjellurosia në kuadër të rrethit të parë eliminator...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.