Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shprehur nga Durrësi një apel për ndeshjen në mes të Skënderbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit, derisa e para në serinë e ndërsjellë luhet në Elbasan në tetor, e tjetra në kryeqytetin serb në nëntor.
Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut.
Bërnabiq shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë, raporton Oranews.
“Fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, ka thënë ajo.