Sport

Allegri kërkon formë të njëjtë të Dybalas edhe në Ligën e Kampionëve

Descriptive Text

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë në fitoren e sotme në udhëtim te Genoa (2-4), megjithatë, tekniku italian mendon se skuadra e tij akoma duhet të përmirësohet.

ne u përpoqëm për ta thyer rekordin e vitit të kaluar. Ne bëmë paraqitje të mirë në pjesën e dytë, por kemi akoma të bëjmë punë”, ka thënë Allegri, transmeton kp.

Ai lavdëroi sulmuesin Paulo Dybala, i cili shëno het-trik, por sipas Allegrit, argjentinasi ende duhet të përmirësohet.

“Paulo ka bërë tre gola, por ka vend ende për përmirësim, por ai gjithashtu duhet të bëjë një edicion të madh edhe në Ligën e Kampionëve”, tha ish-trajneri i AC Milanit.