Dybala i pandalshëm ndaj Genoas Foto: Reuters

Dybala i pandalshëm ndaj Genoas

26 gusht 2017 20:16

Juventusi ka shënuar fitore prej 2 me 4 në udhëtim ndaj Genoas.

Në këtë ndeshje shkëlqeu argjentinasi Paulo Dybala, që realizoi tregolësh, raporton Koha.net.

Vendasit filluan më mirë takimin duke krijuar epërsinë prej 2 me 0. Epërsinë e parë iu dha Pjaniq me një autogol, ndërsa epërsinë e dyfishoi Galabinov.

Juventusi u përgjigj në mënyrë të mrekullueshme, duke arritur të përmbysë rezultatin.

Dybala realizoi tri gola, ndërsa Cuadrado realizoi golin tjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme