Sport

Prishtina mposht Flamurtarin, fitojnë edhe Liria e Drenica

Descriptive Text

Prishtina e ka fituar derbin e kryeqytetit, duke e mundur Flamurtarin, me rezultat 2-0, të dielën në ‘Xhemail Ibishi’.

Dy rivalët e kryeqendrës u përballën në sfidën kryesore të javës së dytë të elitës së futbollit kosovar.

Skuadra ‘bardhekaltër’ u shfaq ekip më i rrezikshëm, derisa Mërgim Pevqeli (18’) dhe Mentor Mazrekaj (38’) shënuan për fitoren e Prishtinës, e cila arkëton trepikëshin e parë në këtë sezon të garave, transmeton kp.

Pikët e para në këtë edicion të garave, i ka marrë edhe Liria e cila në shtëpinë e saj mundi Trepça ’89, me rezultat 1-0.

Në një sfidë mjaft interesante, prizrenasit me golin e Mevlan Zekës (76’) nga penalltia mposhtën kampionin në fuqi.

Ndërkohë, fitores se parë i është gëzuar edhe Drenica e cila në ‘Bajram Aliu’ mposhti Vëllaznimin, me rezultat minimal 1-0.

Kuqezinjtë nga Skenderaj me golin e Taulant Dajakut (50’) nga pika e bardhë mundën skuadrën e Ismet Munishit.

Rezultatet e Javës së dytë në Superligë:

Flamurtari-Prishtina 0-2

Liria-Trepça ’89 1-0

Drenica-Vëllaznimi 1-0

Dje

Vllaznia-Llapi 0-1

Nesër takohen:

Gjilani-Feronikeli

Besa-Drita

Ndeshjet fillojnë në orën 16:30.