Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbillet bari në stadiumin e Prishtinës

Po vazhdon projekti për rregullimin e infrastrukturës në stadiumin e Prishtinës, renovimi i të cilit kishte nisur në vitin e kaluar.

Përkundër që ish-ministri i Sportit, Kujtim Shala kishte premtuar që stadiumi do të jetë gati për shtator, shihet që përfundimi i renovimit është ende shumë larg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

kanë mbetur edhe pak ditë për të hyrë në shtator, në stadiumin e Prishtinës është rregulluar vetëm pjesa e fushës, në të cilën është mbjellë bari i ri, por pjesa tjetër e stadiumit lë shumë për të dëshiruar.

Kohavisioni ka siguruar pamje nga gjendja momentale e fushës.

Klubi i Prishtinës po vazhdon t’i luajë ndeshjet në Drenas, përderisa ende nuk dihet se kur do të përfundojnë këto punime.

Kryetari i KF Prishtinës, Remzi Ejupi ditë më parë për Sportin në KTV kishte deklaruar që nuk pret që punimet të përfundojnë brenda këtij viti.

Gjithashtu edhe Kosova nuk do të mund të luajë në Prishtinë përballjen e 8 tetorit ndaj Ukrainës ashtu siç ishte premtuar nga ish-ministri Shala, por do ta luajë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kurse ditë më parë për Sportin në KTV, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte thënë se duhen edhe katër milionë euro shtesë për të përfunduar renovimin e stadiumit të Prishtinës.

Shuma financiare që do të investohet në stadiumin e Prishtinës është rreth 8 milionë euro. 75 për qind e kontratës së parë janë investime të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse 25 për qind të Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, kontrata e dytë nuk dihet se kur do të nënshkruhet, pasi MRKS-ja duhet ta presë Qeverinë e Kosovës për miratimin e buxhetit për stadiumin në kryeqytet.

{gallery}