Sport

Triumfet që ngjallën krenari të pafundme ndër shqiptarë

Pasi ka kthyer kokën prapa dhe ka parë se kërcimin e kishte për titull, dhe pasi për këtë është bindur nga të dhënat në semaforin zyrtar, Izmir Smajlaj ka nisur festën.

Gjatë festës, ndër të tjera, me dy duart ka formuar figurën e shqiponjës dhe me gisht tregoi te pjesa e parme e fanellës ku i shkruante "Albania", shkruan sot Koha Ditore.

Ishte një festë që bëri krenarë shumë shqiptarë. Video-incizimi me kërcimin për medaljen e artë evropiane dhe me festimin me shqiponjë, u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale.

Shqiptarët nga e gjithë bota uronin për suksesin e atletit shkodran. Shqiptarët më në fund kishin një kampion të Evropës në atletikë. Por ishte edhe vendi ku u arrit suksesi ai që i kontribuoi krijimit të bujës për medaljen e artë të 23-vjeçarit.

Smajlaj, të shtunën mbrëma, në palestrën "Kombank Arena" në Beograd e fitoi medaljen e artë në kërcim së gjati në evropianin e atletikës në palestër...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.