Panucci publikon listën e lojtarëve për eliminatoret “Rusia 2018”

Panucci publikon listën e lojtarëve për eliminatoret “Rusia 2018”

25 gusht 2017 12:37

Përzgjedhësi i kombëtares Christian Panucci ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka ftuar edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë në Tiranë teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme