Paraqitja në Lojërat Olimpike ia ndryshoi jetën Misengas

Paraqitja në Lojërat Olimpike ia ndryshoi jetën Misengas

25 gusht 2017 11:56

Në shikim të parë, një lagje e varfër (favela) e Rio de Janeiros do të dukej një vend i pazakontë për të gjetur një sportist që u përkujdes për një nga storiet sportive në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar.

Xhudisti Popole Misenga, një nga yjet e skuadrës së refugjatëve në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, jeton me partneren dhe fëmijën në favelan Bras de Pina në pjesën veriore të qytetit brazilian, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Është një vend që në disa ditë nuk është mjaftueshëm i sigurt edhe për të dalë për vrap. Rrugët frekuentohen nga dilerët e drogës dhe herë pas here ka prezencë të policisë.

Në dy muajt e parë të vitit 2017, së paku 182 persona janë vrarë gjatë operacioneve të policisë në favelat e Rios, një rritje prej 78 përqindësh, në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, ka raportuar Amnesty International.

Por, Misenga, që ka ikur nga kampi i skuadrës së Republikës Demokratike të Kongos në Botërorin 2013 të xhudos, që u mbajt në Rio de Janeiro, mbetet përjetësisht falënderues ndaj qytetit që i ka dhënë një shtëpi, dhe që e ka ndihmuar të garojë në Lojërat Olimpike Verore vitin e kaluar.

“Jeta ime vërtet ka ndryshuar pas Lojërave Olimpike”, ka deklaruar Misenga. “Kam një jetë të mirë tash. Nuk më duhet të shqetësohem çdo ditë nëse mund të ushqej familjen. Jam përkrahur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Visa që nga viti i kaluar”, ka thënë ai, duke iu referuar kompanisë amerikane për shërbime financiare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme