McGregor planifikon të vazhdojë në UFC dhe në boks

McGregor planifikon të vazhdojë në UFC dhe në boks

25 gusht 2017 11:33

Kampioni i botës në serinë UFC, Conor McGregor dëshiron të vazhdojë karrierë si në artet marciale të përziera ashtu edhe në boks, pas meçit luksoz të së shtunës me amerikanin Floyd Mayweather Jr.

Në konferencën e fundit për media në “MGM Grand” në Las Vegas, gjendja ishte shumë më e qetë sesa në paraqitjet e kaluara të tyre para mediave, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Meçi pritet të jetë më luksozi në histori të boksit.

Irlandezi 29-vjeçar McGregor pritet të fitojë 100 milionë dollarë në debutimin e tij në boksin profesionist të shtunën mbrëma në “T-Mobile Arena”, duke nxitur spekulimet për të ardhmen e tij në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC.

“Kur të mbaroj kjo, do të kem 20 sekonda ku do të shijoj fitoren dhe menjëherë do të mendoj se cili do të jetë kundërshtari i radhës? Do të shikoj të garoj në të gjitha vendet. Pasi të siguroj fitoren, sigurisht se do të shikoj të garoj në të dy sportet. Pasi të jem mbret i ringut të boksit dhe mbret i MMA-së, ndoshta do të bëjë një sport timin hibrid. Më pas nëse dikush dëshiron të më sfidoj, atëherë mund të bëj këtë në kafaz”, ka thënë McGregor.

Ylli i boksit Mayweather, që në ringun profesionist ka bilanc 49-0, nuk dukej i interesuar për të shkëmbyer fyerje me rivalin e tij. Mayweather kishte thënë se do të vinte bast pesë milionë dollarë për fitoren e tij, ndërsa McGregor ka deklaruar se amerikani mund të ketë problem me bixhozin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme