Sport

Berisha kundër përfaqësueses ku bëri emër

Descriptive Text

Pasi udhëhoqi me sukses Përfaqësuesen e Kosovës në parakualifikimet për botërorin “Kina 2019”, basketbollisti Dardan Berisha do ta ketë një mision tjetër, dukshëm më të vështirë.

Kapitenit tash do t'i duhet ta udhëheqë Kosovën në dy ndeshje kundër Polonisë, përfaqësueses ku bëri emër, shkruan sot “Koha Ditore”. Kosova do të luajë ndaj Polonisë në kuadër të eliminatoreve për botërorin e basketbollit “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës është në një grup me Poloninë në kuadër të raundit të parë kualifikues të botërorit të vitit 2019. Krahas Kosovës e Polonisë, pjesë e Grupit C janë edhe Lituania e Hungaria. Për Berishën të gjithë kundërshtarët janë të fortë, në veçanti Lituania dhe Polonia.

E vlerëson shumë edhe Hungarinë ndonëse shton se Kosova betejën më të madhe do ta ketë me të për pozitën e tretë në grup, që dërgon në raundin e dytë kualifikues. Ai insiston se ky grup nuk është aspak i lehtë, ndonëse për Kosovën ishte grupi më i lehtë i mundshëm në këtë raund... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.