Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka komentuar shortin e klubit të tij në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli në grupin E do të përballet me Spartak Moskën, Sevillan dhe Marigorin, duke iu shmangur gjigantëve si Real Madrid, Barcelona e Bayern Munich.
“Shorti është i mirë – të jesh pjesë e tij është gjë e veçantë. E shikuam me disa prej lojtarëve”, ka thënë Klopp.
“Janë grupe me Barcelonën, Bayernin, Juventusin dhe Real Madridin dhe të mos përballesh me to është më shumë mirë sesa keq. Por nuk mendoj se pas këtij rrugëtimi të gjatë duhet të mendojmë për kundërshtarët që kemi. Duhet të përgatitemi”, ka shtuar ai.
“Me Sevillan, kemi llogari të hapur, do të thosha. Por të gjithë e dinë se sa të mirë janë në garat europiane. Moska është udhëtim i gjatë ndërsa Mariborin, këto momente unë nuk di shumë rreth tyre; shumë njerëz do t’i nënvlerësonin, por ne jo”.