Sport

Ronaldo vazhdon dominimin në Europë

Cristiano Ronaldo është shpallur Lojtari i Vitit nga UEFA, duke mposhtur Leo Messin e Gianluigi Buffonin për këtë çmim.

Ronaldo sivjet i ndihmoi Real Madridit që të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë rresht ndërsa garën europiane e mbylli si golashënuesi më i mirë me 12 gola. Çmimin e UEFA-s ai e ka fituar tre herë, një më shumë se Messi.