Sport

Barcelona arrin marrëveshje për Dembelen

Pas disa javësh bisedime Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e Ousmane Dembeles nga Borussia Dortmundi.

Sky Sports raporton se presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu është në Monaco për shortin e Ligës së Kampionëve dhe ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të biseduar rreth transferimit të francezit, të cilit raportohet se i është ofruar kontratë pesëvjeçare.

Barcelona për transferimin e tij ka paguar 120 milionë euro, por nuk do të zyrtarizojë kalimin deri në nënshkrimin e kontratës.