Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi i gatshëm kundër Liverpoolit

Arsene Wenger ka thënë se Alexis Sanchez është gati për përfshirjen në ekipin që do të përballet me Liverpoolin të dielën.

Kiliani nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të Premier Ligës dhe e ardhmja e tij te Arsenali mbetet e paqartë shkaku i refuzimit të kontratës së re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbi të gjitha [Sanchezi] duket në formë të mirë. Ai gjithmonë është i përqendruar në punën e tij. Nuk mendoj se është i shpërqendruar nga gjithë këto zëra – lojtarët e nivelit të tij janë të mësuar me këto gjëra. Disa përballen më mirë sesa të tjerët”, ka thënë Wenger.

“Është i fokusuar dhe i lumtur. Nuk do të thotë se nuk ka shanse që ai të vazhdojë kontratën edhe pse nuk ia kemi dal mirë për këtë gjë. Ne duam të fokusohemi si ekip dhe të mos merremi me kontratat e individëve”, ka shtuar ai.

“Alexis ka punuar shumë dhe duket i gatshëm. Unë vendosi se çfarë të bëj, por ai është i gatshëm për lojë”.