Babai i Messit hap bisedimet me Cityn

Babai i Messit hap bisedimet me Cityn

24 gusht 2017 14:02

Babai i Leo Messit, Jorge ka hapur bisedimet me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm të yllit të Barcelonës në Angli më 2018, raporton The Sun.

Messi pritej që të nënshkruante kontratën e re me Barcelonën që e mban atë deri më 2021, megjithatë konfirmimi i vazhdimit të kontratës është shtyrë, transmeton Koha.net.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë Messi do të largohet si lojtar i lirë nga Camp Nou në vitin e ardhshëm, një fakt ky që ka marrë vëmendjen e Cityt, që ka hyrë në garë për të.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme