Brenda Dublinit të McGregorit

Brenda Dublinit të McGregorit

24 gusht 2017 12:29

Patrick Hyland, një ish-boksier i butë dhe zbavitës që dikur e quante veten “Ndëshkuesi”, pret djemtë dhe vajzat që i stërvit në palestrën “Straight Blast” në Dublin.

Një ring i zbrazët qëndron në një qosh të largët, në të majtën e tij, ndërsa një kafaz i MMA-së qëndron i heshtur në një pasdite gushti.

Është ende një orë para se fëmijët që ëndërrojnë të bëhen boksierë apo luftëtarë të serisë së madhe të MMA-së (Artet Marciale të Përziera), UFC, të nisin punën me Hylandin dhe trajnerët e MMA-së.

Ata janë në dijeni se, të shtunën, në Las Vegas përplasen bota e boksit me ato të MMA-së. Në një meç boksi, që do të jetë më luksozi në histori, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Sigurisht se nxënësit e Hylandit po ashtu e dinë se irlandezi Conor McGregor që rrjedh nga atje, do të fitojë afro 100 milionë dollarë në meçin e tij debutues në boksin profesionist.

McGregor, një shoumen fenomenal dhe luftëtar inteligjent që ka dominuar serinë UFC, do të përballet me boksierin e famshëm amerikan Floyd Mayweather Jr., që në profesionalizëm ka bilanc prej 49 fitoreve nga po aq meçe të zhvilluara.

Mayweather ka dalë nga pensionimi dhe do të ketë një fitim edhe më të madh, dhe pritjet janë që ai të dominojë McGregorin dhe të arrijë në bilancin 50-0, duke e kaluar rekordin e legjendës Rocky Marciano.

Hyland 33-vjeçar i qaset kësaj melodrame sportive në mënyrë ndryshe duke kombinuar humorin me frymëzimin. Ai është takuar me John Kavanaghun, trajnerin e McGregorit, në një festë në vitin 2013.

“Ne po bënim pak shaka, pimë disa pije dhe u pajtuam që të bëja sparing me Conorin”, tregon Hyland. Seanca e parë e sparingut ishte e tmerrshme për Hylandin. “Kur ai më goditi me këmbë ndjeva një goditje sikur të më qëllonin me bazukë”. Por, në vitin 2015, ai i dha McGregorit një shije të boksit elitar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme