Sport

Shaqiri tregon për të kaluarën e tij të rëndë

Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV) në bashkëpunim me Sekretariatin për Migracion në Zvicër ka lansuar projektin “Së bashku - Futbolli bashkon”, projekt për të ndihmuar integrimin e refugjatëve.

Në lansimin e këtij projekti, nëpërmjet një video-mesazhi, mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri 25-vjeçar, ka folur për luftën dhe për atë se si e kanë ndihmuar Zvicra dhe futbolli, raporton gazeta “Blick”, transmeton “Koha Ditore”. Shaqiri është vendosur në Zvicër me familjen e tij në vitin 1992. Ai tash është yll i futbollit të Zvicrës dhe është pjesë e skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, Stoke City.

Ai ka treguar fillimisht për kontaktet e tij të para me skuadrën e tij të parë të futbollit SV Augst.

“Kam jetuar pesë minuta nga fusha e futbollit, dhe për këtë arsye ishte perfekt për mua. Unë shkova te SV Augst dhe nisa të luaja futboll atje”, ka thënë Shaqiri.

Ka treguar se si është ndjerë si një tetëvjeçar në futboll.

“Je i lirë, nuk ke brenga, luan si njeri i lirë. Ky sigurisht se ishte hapi i parë për mua. Futbolli është një sport që praktikisht luhet gjithkund”.

Ndërsa me theks të veçantë ka folur për të kaluarën e tij si fëmijë nga një familje me prejardhje emigrante... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.