Sport

Girona, qyteti me restorantin më të mirë, tash ka edhe një klub të mirë

Girona ka një histori 2000 -vjeçare, 97.586 banorë, dhe restorantin më të mirë në botë “El Celler de Can Roca”, sipas revistës "Restaurant".

Por deri të shtunën kurrë nuk kishte pasur një skuadër të futbollit në kategorinë e parë. Pak para orës shtatë, duke u lëshuar poshtë kodrës ishte skuadra tjetër, Atletico Madrid, shkruan The Guardian.

Derisa autobusi po bënte rrugën drejt stadiumit, mijëra tifozë po prisnin, përcjell Koha Ditore. Rreshtat ishin të gjatë, më të gjatë se që kishte parë ndonjëri më herët, ndonëse jo aq të gjatë sesa që ishin në një shitore të ëmbëlsirave në qytet, ku po shisnin kreacionin e fundit: një lëpirëse të quajtur "Divizioni i Parë".

Stadiumi "Montilivi" është dashur të lejojë hapësirë për tabela reklamuese dhe kapaciteti është rritur për një të tretën. Në një shitore të klubit nuk ka gota të mëdha, por ka fanella. Në to shkruan: "tifozë të divizionit të parë, ekipi, qyteti".

Ata janë të tillë tashmë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.