Raikkonen vazhdon me Ferrarin

Raikkonen vazhdon me Ferrarin

23 gusht 2017 09:35

Piloti finlandez Kimi Raikkonen do të garojë për skuderinë e Formula 1, Ferrari edhe stinorin e ardhshëm, pasi skuderia italiane ka njoftuar të martën se është zgjatur kontrata me Raikkonenin deri në vitin 2018.

Kampioni i vitit 2007, Raikkonen, do të mbushë 38 vjet në tetor. Atij i skadonte kontrata në fund të vitit, ndërsa shumë rivalë kishin shënjestruar ulësen e tij te Ferrari, që është skuderia më e famshme dhe më luksoze në F1, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Raikkonen nuk ka fituar garë në F1 që nga viti 2013, kur fitoi si pjesë e Lotusit. Aktualisht është i pesti në renditje, ndërsa kryeson kolegu i tij i skuderisë gjermani Sebastian Vettel që ka fituar katër nga 11 garat e mbajtura deri më tash.

Vettelit, po ashtu, i skadon kontrata në fund të stinorit dhe Ferrari nuk e ka përmendur atë. Mirëpo ai pritet të mbetet më gjatë dhe të firmosë një kontratë më luksoze...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme