Sport

Shaqiri pritet të jetë i gatshëm për fundjavë

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri do t'i mungojë Stoke Cityt për ndeshjen ndaj Rochdales në kuadër të EFL Cup të mërkurën (sot), por pritet të jetë në fushë për ndeshjen kampionale kundër West Bromwichit të dielën, ka njoftuar "Stoke Sentinel".

Shaqiri 25-vjeçar u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Arsenalit pas 25 minutave lojë, të cilën Stoke e fitoi 1:0, përcjell Koha Ditore.

"Shaqirit i është bërë skanimi dhe ai ka një tërheqje të vogël. Ai do të jetë jashtë ndeshjes me Rochdalen, por pritet të jetë i gatshëm për të dielën ndaj WBA-s. Ne po shpresojmë që Shaqirin ta kemi në dispozicion për këtë duel të rëndësishëm", ka thënë ndihmëstrajneri i Stoke, Mark Bowen.

Stoke pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League, ka tubuar tri pikë.