Sport

Hetemaj mbetet prapa qëndrimit që të mos luajë kundër Kosovës

Përparim Hetemaj nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Finlandës në ndeshjen kundër Kosovës, edhe pse është ftuar nga seleksionuesi Markku Kanerva për ndeshjet e radhës eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Kanerva të martën ka publikuar listën prej 23 lojtarëve në të cilën gjendet edhe mesfushori i Chievos, Hetemaj, shkruan sot Koha Ditore.

Por mediumet finlandeze kanë njoftuar se Hetemaj do ta ndihmojë Finlandën për ndeshjen me Islandën, por jo edhe në atë ndaj Kosovës. Ai ka kërkuar nga përzgjedhësi që të lihet i lirë për këtë sfidë dhe vendimi i tij është respektuar. Mungesën e Hetemajt ndaj Kosovës e ka konfirmuar edhe seleksionuesi Kanerva.

"Situata me Hetemajn nuk ka ndryshuar. E kam diskutuar me të dhe ai ka kërkuar që të mos luajë kundër Kosovës as këtë herë, pasi nuk dëshiron. Vendimin e tij e kam respektuar", është shprehur seleksionuesi Kanerva....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.