Majlinda, garanci e Evropës për sukses në botëror

Majlinda, garanci e Evropës për sukses në botëror

23 gusht 2017 08:27

Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund dominimit të gjatë të Japonisë në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo. Në epokën e Majlindës japonezet kanë fituar medalje të artë në këtë kategori vetëm kur xhudistja kosovare nuk ishte në garë.

Është Federata Evropiane e Xhudos (EJU) që i ka kushtuar rëndësi këtij detaji, në paralajmërimin e garës së kategorisë deri 52 kilogramë të botërorit të xhudos që mbahet javën tjetër në Budapest, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën e ardhshme, më 29 gusht zhvillohen garat e kategorisë deri 52 kilogramë për xhudiste dhe kategorisë 66 kilogramë për xhudistë. EJU të martën ka publikuar shkrimin për këtë ditë garash, që do të jetë e dyta e botërorit.

"Për një periudhë kohore, ekipi i Japonisë ka dominuar pjesën tjetër të botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Ky dominim përfundoi në momentin që Majlinda Kelmendi (KOS) hyri në skenën botërore në vitin 2013, duke fituar titullin e parë për Kosovën në kampionat botëror të xhudos. Në vitin 2015, mungesa e Kelmendit i mundësoi ekipit japonez që të rikthejë titullin e botës përmes Misato Nakamuras, të cilën Majlinda e mposhti vitin e kaluar, për të fituar medaljen e parë dhe të vetme të artë olimpike për Kosovën në Rio de Janeiro. Kelmendi është e pamposhtur që prej 2 nëntorit të vitit 2015, kur pësoi nga Erika Miranda e Brazilit gjatë turneut Grand Slam në Abu Dhabi. Kelmendi sapo ishte kthyer nga një mungesë e gjatë për shkak të një lëndimi. Dy xhudistet nuk janë përballur më dhe pas një jave gjasat janë të mëdha që të shohim një përballje të bartëses së parë Kelmendit, me Mirandan", ka shkruar EJU-ja.

Majlinda ka dy tituj të botës, tre të Evropës dhe po ashtu medaljen e artë olimpike...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme