Borussia Dortmundi e ka bërë të qartë se nuk do të bisedojë me Barcelonën për çmimin e Ousmane Dembeles.
Klubi gjerman ka suspenduar 20-vjeçarin pasi ka bojkotuar stërvitjet pasi ishte refuzuar oferta e parë për të.
Mediat gjermane kanë raportuar se Barçës i është refuzuar oferta prej 125 milionë eurove, derisa Dortmundi kërkon 145 milionë euro për shërbimet e tij.
“Jemi të përgatitur për shitjen e tij dhe ajo që duam është në tavolinë”, ka thënë shefi i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke për Sky Sports.
“Nëse nuk pranohet ai çmim, Dembele do të jetë me ne. Nuk do të diskutojmë më”.