Sport

Zyrtare: Skënderbeu përforcohet me mesfushor nga Etiopia

Skënderbeu, që po lufton në Ligën e Evropës, ka konfirmuar transferimin e mesfushorit nga Etiopia, Beneyam Demte.

Demte ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin korçar, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, transmeton Koha.net.

“Beneyam Demte është zyrtarisht bardhekuq. Mesfushori nga Etiopia ka firmosur sot me menaxherin e përgjithshëm, Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme me të drejtë rinovimi edhe për një vit”, thuhet në konfirmimin e Skënderbeut.