Sport

Mbappe dëshiron qëndrimin te Monaco

Kylian Mbappe dëshiron të qëndrojë këtë sezon te Monaco dhe nuk po shtynë për një transferim te Paris Saint-Germaini, raporton Yahoo Sports.

Ky vendim i tij raportohet se ka ardhur edhe për shkak të Kupës së Botës që është vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

PSG-ja raportohet se është i gatshëm të ofrojë 180 milionë euro për shërbimet e tij, aq sa ka kërkuar Monaco, derisa interesim për të kanë shprehur edhe Manchester City e Real Madridi.