Sport

FFK-ja inicion procedurë disiplinore ndaj disa ekipeve të Superligës

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 22.08.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1. Regjistrohen ndeshjet e javës së parë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara e incizimeve televizive (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1. Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Adrian Çavolli me nr lic 17 dhe nr ID-159996450108 ( motivi – ofendim me fjalor banal në gjyqtarin kryesor K.Vula në ndeshjen KF Trepça ‘89 – Flamurtari, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 18.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2. Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi – ndezja dhe hedhja e flakadanëve në minutat 47’, 58’, 73’ dhe 93’ si dhe hedhja e një kanaçe birrë në drejtim të gjyqtarit anësor M. Berisha në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria, e zhvilluar në Gjakovë me datë 20.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3. Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Ismet Munishi me nr lic me 1170780813 (motivi – për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarëve gjatë tërë ndeshjes sipas raporteve të zyrtarëve dhe incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria).

4. Ndaj KF “Drita “ (motivi – hedhje e gjësendeve në fushë e shisheve Pvc nga ana e shikuesve mysafirë si dhe fyerjeve të pa lejuara raciste nga ana e tyre të cilët fyen lojtarin vendas B.Khalid në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita.

5. Ndaj gjyqtarëve të ndeshjes KF Vëllaznimi – KF Liria, Burim Jahmurataj dhe Gramoz Shala si gjyqtar i katërt (motivi – shkaku i tolerimit të sjelljeve jo sportive gjatë tërë ndeshjes të kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, I. Munishi dhe mosveprimi i tyre në përmbushjen e detyrave të gjyqtarëve sipas incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore dhe deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së), njofton FFK.