Sport

Zyrtare: Milani transferon Kaliniqin

Milani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Nikola Kaliniq nga Fiorentina në formë huazimi me obligim blerje.

Sulmuesi kroat dje kishte kryer testet mjekësore, kurse sot ka nënshkruar kontratën që do ta mbajë atë në San Siro deri më 2021, transmeton Koha.net.

“AC Milan zyrtarizon transferimin e Nikola Kaliniqit nga Fiorentina, në formë huazimi me obligim blerje. Ai ka nënshkruar kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e klubit italian.