Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me gjithë startin fenomenal, Unitedi ende nuk është testuar vërtet

Tetë gola të shënuar, asnjë i pranuar dhe gjashtë pikë në tabelë. Ka qenë një start perfekt për Manchester Unitedin dhe me të drejtë skuadra ka marrë shumë përgëzime.

Mirëpo, para se skuadra të etikohet si pretendente kryesore për titull qysh në gusht, sigurisht ia vlen të pyetet nëse kanë marrë përgjigjen e vërtetë pyetjet e mëdha lidhur me skuadrën e Jose Mourinhos, në fitoret 4:0 ndaj West Ham Unitedit dhe Swansea Cityt, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Askush nuk ka dyshuar se Manchester Unitedi me të transferuar Romelu Lukakun nga Evertoni do të jetë më potent në sulm dhe vërtet tre golat e tij në dy ndeshje e kanë konfirmuar këtë.

Me shpejtësinë e Marcus Rashfordit, një rrezik konstant nga krahu i majtë, dhe me Anthony Martialin duke shënuar në dy paraqitjet e tij si rezervist, djelmoshat e Mourinhos sigurisht se po dëshmojnë se janë rrezik për golin.

Nëse raportimet janë të sakta, Zlatan Ibrahimoviqi po bën përparim të shpejtë drejt rikthimit nga lëndimi i gjurit dhe pritet të firmosë kontratë të re me Manchester Unitedin. Me të United do të ketë opsione të shumta në sulm.

Njëjtë, mesfushori serb Nemanja Matiq i ka dhënë stabilitet shtesë dhe balancë mesfushës së Manchester Unitedit dhe po ashtu siguri shtesë në vijën e mbrojtjes.

Stinorin e kaluar Manchester Unitedi barazoi dhjetë ndeshje në shtëpi - shumica prej tyre ndeshje që pritej t'i fitonte - dhe starti i këtij stinori sugjeron se përsëritja e atyre frustrimeve duket pak e besueshme kësaj radhe.

Por duke shikuar listën e ndeshjeve, që mund të thuhet se ka qenë e butë për Unitedin në këtë fillim stinori, ndoshta duhet shtyrë pak gjykimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.