Një udhëzues për sportin që po rritet shpejt

Një udhëzues për sportin që po rritet shpejt

22 gusht 2017 10:26

Është një nga sportet më të popullarizuara në botë, që praktikohet nga 28 milionë njerëz në më tepër se 200 vende.

Këtë muaj Budapesti do të organizojë Kampionatin Botëror të Xhudos ku afro 800 xhudistë do të shpresojnë të marrin medalje të arta dhe të ngjiten në panteonin e të mëdhenjve të sportit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Me garën që fillon më 28 gusht, ne shikojmë nga afër rregullat e xhudos, historinë, parimet udhëzuese, dhe disa prej yjeve të ngjarjes së këtij viti.

“Mënyra e butë”

Xhudo është themeluar në Japoni në vitin 1882 nga Kano Jigoro, që e kishte shikuar atë jo vetëm si art marcial, por edhe si mënyrë më të lehtë të jetës.

Fjala japoneze “judo” do të thotë “mënyra e butë” dhe parimet teknike definuese të sportit janë që të përdoret forca e kundërshtarit kundër tij.

Në një mjedis garues xhudisti synon të hedhë, të kapë dhe të detyrojë kundërshtarin në gjunjëzim që sinjalizohet duke thënë fjalën “maitta”, apo duke bërë me dorë në dysheme apo duke prekur dy herë kundërshtarin.

Teknika të mbajtjes përfshijnë aplikimin e presionit në qafën e kundërshtarit apo duke manipuluar nyjën e bërrylit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme