Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi shkel Fiorentinën në shtëpi

Interi e ka shkelur në shtëpi ekipin nga Fiorentina. 3 me 0 ka qenë rezultati përfundimtar i derbit që ka hapur garën në Seria A.

Dy gola nga Icardi dhe një tjetër nga Perisic, kanë qenë “mikëpritja” që Interi i ka bërë Fiorentinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e parë Icardi e shënoi nga penalltia në minutën e 6 të ndeshjes. Ai e dyfishoi rezultatin në minutën e 15, pas një asistimi nga Perisic.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Perisic u shfaq sërish në skenë, me golin që e shënoi në minutën e 79.

Përkundër rezultatit, ndeshja megjithatë ishte e baraspeshuar.