Sport

Milani e nis bindshëm garën për titull në Seria A

Milani, që ka bërë një kallaballëk përforcimesh në këtë afat kalimtar, ka shënuar fitore bindëse të dielën mbrëma.

E ka mposhtur Crotonen, me rezultat të thellë 3 me 0.

Crotones, që ishte vendas, iu vështirësuan punët ndaj Milanit super të fortë qysh në fillim të ndeshjes, kur në minutën e 5 iu përjashtua me të kuq Ceccherini. Penalltinë e shndërroi në gol Kessie, në minutën e 6, për t'i dhënë epërsinë herët kuqezinjve nga Milani.

Në minutën e 18 Cutrone dyfishoi epërsinë me një asist të Susos. Vetëm gjashtë minuta më vonë, kjo dyshe erdhi sërish në shprehje, por kësaj here duke ndryshuar rolet.

Pasimin e Cotrones kësaj here e ktheu në gol Suso, në minutën e 24, për rezultatin përfundimtar 0 me 3.