Sport

Chelsea mposht Tottenhamin, shkëlqen Alonso

Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj Tottenhamit në një ndeshje që shkëlqeu mesfushori spanjoll Marcos Alonso.

Takimin më mirë e nisi Chelsea që kaloi në epërsi në minutën e 24 përmes mesfushorit Alonso që shënoi supergol nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net.

Një autogol i sulmuesit të Chelseat, Batshuayi, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetin e ekipit të tij në minutën e 82 barazoi shifrat.

Por, Alonso gjeti edhe njëherë rrugën e golit në minutën e 88, për t’ia siguruar pikët e plota Chelseat.