Sport

Gerrard: Ozil pengesë për Arsenalin

Steven Gerrard e ka kritikuar ashpër mesfushorin gjerman, Mesut Ozil, pas humbjes së Arsenalit ndaj Stoke Cityt në javën e dytë të Premier Ligës angleze.

Arsenal u mposht me rezultat 1-0 si mysafir i Stoket, dhe sipas Gerrardit, Ozil nuk ka bërë mjaftueshëm për ekipin, duke e quajtur madje atë edhe ‘pengesë’ në skuadrën e ‘Topçinjve’, transmeton kp.

“Isha i frustruar, ai nuk jepte asgjë për ekipin, është e qartë se ai dëshiron vetëm posedimin e topit. Lojtarët e klasit botëror kthehen dhe i ndihmojnë bashkëlojtarët kur humb posedimi i topit, dhe kjo gjë nuk po ndodhte. Në ndeshjet në udhëtim ai është vetëm një pengesë, thjeshtë nuk punon mjaftueshëm”, ka thënë Gerrard.