Sport

Conte: E blemë lirë Moratan në tregun e sotëm

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte beson se Alvaro Morata ka kualitetin për t’u bërë “sulmues fantastik”, kurse ka vlerësuar se ai është blerë lirë në tregun e sotëm.

Raportohet se Morata u bashkua nga Real Madridi për 80-85 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Sa para kemi paguar për Moratan? Ndoshta 61 milionë euro do të ishte çmim i mirë për Moratan dhe për këtë treg të lojtarëve. Nëse ju kujtohet Morata nuk ka luajtur rregullisht te Real Madridi në sezonin e kaluar pasi ishte prapa Karim Benzemas. Duam që Morata të luajë rregullisht te ne, dhe zgjedhjet e mira nuk varen nga çmimi i paguar. Mund të shpenzojmë shumë para në një lojtar dhe më pas e vendosim atë në bankinë, kur e shoh se ai nuk është i gatshëm të luajë. Nuk ka ndodnjë relacion që të shohim atë duke luajtur”, ka thënë Conte, raporton Goal.

Ai më tutje ka shtuar se, “Morata është i gatshëm për të luajtur. E përsëris ai ka nevojë të përmirësojë gjendjen fizike dhe i duhet kohë për të luajtur në nivelin më të lartë, por ai është në garë për të luajtur”.