Sport

Mourinho dëshiron edhe Draxlerin e Varanen

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho kërkon ta përforcojë edhe më tepër skuadrën e tij në mënyrë që ta fitojë titullin e Premier Ligës, për herë të parë që nga 2012/13.

Sunday Express raporton se portugezi dëshiron që të transferojë yllin e Real Madridit, Raphael Varane, si dhe atë të PSG-së, Julian Draxler, transmeton Koha.net.

PSG-ja është e gatshme ta shesë Draxlerin, të cilin e kishte blerë në janar nga Ëolfsburgu për 44 milionë euro, kurse tani është i gatshëm ta shesë për dhjetë milionë euro më pak. Në garë për të raportohet se janë edhe Arsenali e Liverpooli.

Kurse për francezin raportohet se është i gatshëm të bëjë ofertë në këtë afat kalimtar, edhe pse transferimi i tij cilësohet si një mision mjaft i vështirë.