Conor McGregor është gati për duelin e mijëvjecarit. Të shtunën e ardhshme në “T-Mobile Arena”, të Las Vegasit, gjiganti irlandez do të sfidojë kampionin amerikan Floyd Mayweather në një duel të vërtetë force.
Për 29-vjecarin ky është dueli më i rëndësishëm në karrierë ndërsa për Mayweatherin tashmë në moshën 40-vjeçare ajo ndaj McGregorit mund të jetë sfida e tij e lamtumirës nga boksi profesionist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrlandezi po përgatitet me intensitet të lartë gjatë këtyre ditëve për duelin e mijëvjeçarit, transmeton Supersport.
Vetë Mayweather e ka cilësuar McGregor-in, si favoritin e madh për fitoren finale për vetëm faktin se irlandezi është 11 vjet më i ri në moshë se amerikani. Megjithatë vetë McGregor nuk është aq i sigurt ai e respekton në maksimum rivalin e tij dhe i trembet fakti që Maywether do të bëjë një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, për ti bërë një mbylle sa më spektkolare karrierës së tij.
Nga ana tjetër irlandezi mendon se duhet të bëjë paraqitjen e tij më të mirë në karrierë për të fituar ndaj eksperiencës së Floyd Mayweather.