Kur profesionistja e videolojërave, Li Wei ishte përzgjedhur për të luajtur për njërin nga ekipet kineze në "World Cyber Arena" para tre vjetëve, ajo kishte menduar se kishte botën përfundi këmbëve.
Si femra e parë që ndonjëherë kishte marrë pjesë në një turne vjetor të "e-sports" (lojërave kompjuterike), Wei e dinte se po thyente akullin në një botë të stërmbushur me meshkuj, përcjell Koha Ditore. Edhe pse e kishte vendin e sigurt në ekip, asaj i ishte dashur që të tejkalonte paragjykime enorme nga ana e organizatorëve të këtyre turneve, që ishin të bindur se videlojërat nuk janë për femrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Askush nuk do të luftojë kundër një femre", kishte thënë njëri prej zyrtarëve të turneut, duke dashur që të eliminojë 22-vjeçaren qysh në start, shkruan Xinhua.com.
Njëri prej bashkëlojtarëve të saj e kishte mbrojtur me fjalët: "Por ajo është shumë e mirë".
Zyrtari i ishte përgjigjur duke thënë se po mendon që është e mirë në dukje? Dhe, në fund ka shtuar se Wei këtë turne do ta shndërrojë në një cirk të vërtetë për shkak se nuk do të mundë të përballet me askënd. Thjesht ai nuk ishte i bindur se një femër mund t'i kundërvihej meshkujve në videolojëra...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.