Sport

Përgatitjet e francezit të ri për fillimin e karrierës në NBA

Muajin e kaluar, në një ngjarje të mediave në New-York, Frank Ntilikina u takua me Spike Leen, një producent i filmit dhe adhurues i flakët i skuadrës së NBA-së, New York Knicks.

Lee kurrë nuk ka qenë i ndrojtur për të thënë atë që mendon, e veçanërisht kur bëhet fjalë për skuadrën e tij të zemrës në basketboll, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Ai është si shumica e tifozëve të Knicksave: i devotshëm, por duke u ndjerë i mposhtur. Skuadra nuk ka arritur në plejof në katër vjetët e fundit. Ylli i skuadrës Carmelo Anthony aktualisht është duke kërkuar të largohet diku tjetër. Mirëpo, ka shpresë, ndonëse është e largët.

Ntilikina nuk është fajtor për asnjërën nga këto. Ai nuk ka shumë kohë që ka mbushur 19 vjet dhe është zgjedhja e skuadrës në raundin e parë të draftit të NBA-së këtë vit.

New York Knicksat e zgjodhën atë të tetin në përgjithësi në draftin e qershorit, duke vlerësuar se gjatësia, atleticizmi dhe kapaciteti i tij për lojën do të lejojnë atë të rritet në një lojtar të madh. Për tash, së paku, Ntilikina është vetëm duke u përshtatur në fillimin e rrugëtimit të tij....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.